• |
ide | kryesore

Klevis Balliu jashtë listës së Pogradecit, Basha: Vendos anëtarësia, proces që nuk ka të humbu

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ky është një proces që vendos anëtarësia mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Por ky nuk është një proces ku ka të përjashtuar”. Kështu deklaroi lideri i opozitës Lulzim Basha sa i përket përjashtimit nga lista e kandidatëve të PD në Pogradec nga anëtarësia të ish-deputetit Klevis Balliu. Basha tha se nuk mund të jenë 3600 deputetë sa janë propozuar por se ata që nuk votohen do jenë pjesë e burimeve njerëzore të PD-së për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit.

“Është një proces që nuk ka të humbur. Padyshim nga 3600 propozime mund të themi që shumica dërrmuese e tyre posedojnë kualitetet e përfaqësimit politik por ju e dini fare mirë se nuk parlament në botë që të ketë 3600 deputetë. Vetë procesi është dizenjuar në mënyrë të tillë që një numër i madh i të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzore të PD-së për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit”, deklaroi Basha.



2 Comments

  1. ballinj jane nje rrace pellumbash qe fluturojne shum lart. ky balli, klevisi do fluturoje ke lsi-ja me qe pd i boni gungen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *