• |
ide | kryesore

FOTO/ Humb jetën shqiptari 40-vjeçar në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në orët e para të ditës së sotme në Kalavryta, Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte disa plagë në trup, ndërsa pranë tij buzë rrugës u gjet edhe një motor.

Dyshimet e para janë se shqiptari është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë në vend, në fshatin Skepasto. Shqiptari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël. 40-vjeçari është gjetur nga banorët e zonës, të cilët ashtu si familja janë të tronditur.

Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi, në trupin e viktimës plagë të shumta,  dyshohet se e rrëzuan nga motori – Dosja AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *