• |
ide | kryesore

LeBron James, askush si ai: Mvp i Finaleve me tre fanella të ndryshme

-Instant, Sport



Ka një element që bashkon Robert Horry, John Salley, Danny Green e LeBron James: janë të vetmit lojtarë në historinë e Nba që e kanë fituar titullin me tre fanella të ndryshme. Por vetëm i linduri në Akron, ka arritur misionin të jetë edhe Mvp i Finaleve. Dy herë me Miami Heat, një me Cleveland Cavaliers e një me Los Angeles Lakers. Asnjë si ai, që vendos rekordin e pafund të një karriere të papërsëritshme, finalja e dhjetë e jetës së tij që i ka lejuar të rikthejë “Larry O’Brien Trophy” në qytetin e ëngjëjve 10 vjet pas herës së fundit, kur lideri I tyre kishte emrin Kobe Bryant.

Lebron teksa tërhoqi trofeun e Mvp u shpreh, “tani meritoj që të më respektojnë”. Nuk është një rastësi që edhe pse 35 vjec me 17 vite mbi shpinë në Nba, gjatë finaleve shënoi 29,8 pikë për ndeshje, realizoi me 59,1% në goditjet në loja , 11,8 topa në tabele dhe 8,5 asist mesatarisht.

Ndeshjen më të mirë e pati në finalen e 5 të cilën e humbën, pork u James shënoi 40 pikë dhe realizoi me 70% në goditjet nga loja. Në sezonin e parë me Lakers luajti vetëm 55 ndeshje për shkak dëmtimi dhe u konsiderua sezoni më i dobët në karrierë, por këtë vit ishte më i fortë, më solid, duke qenë vendimtar në titullin e parë për Lakers, që nga 2010 kur ende luante Kobe Bryant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *