• |
ide | kryesore

NBA/ Kampionë pas 17 vitesh: titulli për Kobe Bryant

-Instant, Sport



Los Angeles Lakers janë kampionet e rinj të Nba për vitin 2020. Një vit që për basketbollin amerikan është i trishtë për ndarjen nga jeta të Kobe Bryant. Ndoshta ky ishte një motivim ekstra për skuadrën e qytetit të ëngjëjve që kishin në qiell një ëngjëll më shumë për ti mbështetur, për të ngritur trofeun pas 6 finaleve të luajtura, duke e mbyllur serinë 4-2 teksa në të fundit fituan 106-93.

Ky është titulli i 17 në historinë e klubit , Lakers barazojnë Boston Celtics për skuadrën me më shumë tituj të fituar në Nba. Lebron fiton titullin e 4 personal me 3 skuadra te ndryshme ashtu si dhe Mvp e finaleve. Anthony Davis shfaqi në finale 6 një nga ditët e tij më të mira në mbrotje si dhe Rayan Rondo i cili shkëlqeu edhe pse erdhi nga stoli, duke shënuar të 6 goditjet që mori përsipër. Ai bëhet lojtari i parë që fiton titull si me Boston ashtu edhe me Lakers, dy rivalet e mëdha të Nba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *