• |
ide | kryesore

Nuk kishte komplot, Koeman i përgjigjet Suarez: “Klubi donte të rinonte skuadrën”

-Instant, Sport



Nuk bëhet fjalë për një komplot për të ndarë dyshen e pandarë Messi-Suarez. Aludimeve të uruguajanit i është përgjigjur tekniku i Barcelonës, Ronald Koeman. Tekniku hollandez, që ka qenë në qendër të polemikave që kur mbërriti në Katalonjë, mbi të gjitha për largimin e qendërsulmuesit nga skuadra dhe situatën me Messi, ka folur për këtë cështje në një intervistë për Nos, ku ka shpjeguar dinamikat që e bënë klubin të privohej nga Suarez. E duke theksuar se Messi e kuptoi situatën.

Asnjë problem personal me Suarez. Koeman ka shpjeguar versionin e tij të fakteve. “Kurrë nuk kam patur problem. E nuk kam probleme me asnjë lojtar. Lamtumira e Suarez varej nga zgjedhja e klubit që dëshironte të rinonte organikën. Kemi njerëz si Fati, Trincao e Dest. Nëse Suarez do ta dëshironte mund të qendronte, por unë i fola hapur. Për të do të ishte e komplikuar të luante. Ai nuk e pranoi këtë zgjedhje e konsideroi të vështirë për ta pranuar, por nuk pata kurrë probleme me të. U stërvit, pastaj vendosi të largohej. I kisha shpjeguar se nëse do qendronte do ta konsideroja një lojtar më shumë në grup. E duhet të më ndryshonte mendimin”.

Me Messi në ikje, të administroje dhomat e zhveshjes ishte e komplikuar. Duhej një zjarrfikës më shumë se një trajner. Koeman e kuptoi menjëherë dhe veproi si duhet. “Në vite kam mësuar të jem më ekspert në administrimin e raporteve e edhe në përgjigjet për mediat. Shkova në shtëpinë e Messit, fola me të, i tregova cfarë prisja e u konfrontuam për të ardhmen e tij. Pakënaqësia e tij ishte e justifikuar. Besoj ishte me të drejtë i zhgënjyer sepse raporti me Suarez shkonte përtej futbollit. I thashë Messit që e kuptoja zhgënjimin e tij. E i shpjegova që e konsideroja mëkat të humbnim Suarez por duhet të respektonim zgjedhjen e klubit. Ai e kuptoi dhe u soll si kapiten. E vepron ekzaktësisht si pres të sillet një kapiten”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *