• |
ide | kryesore

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje

-Instant, Lajme, Të fundit



Bie në pranga një 32-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasja. Burime zyrtare nga policia bënë me dije arrestimin e shtetasit Feruzan Shehu.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja e të riut, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *