• |
ide | kryesore

“Po vijnë turqit”/Ushtria greke në alarm të plotë pas rifillimit të kërkimeve nga anija ‘Oruç Reis’

-Instant, Lajme, Planet



Ushtria greke është vendosur në alarm të plotë pas fillimit të kërkimeve nga anija turke “Oruç Reis” në jug të ishullit Kastelorizo. Autoritetet greke kanë thënë se ushtria është duke ndjekur ecurinë e anijes turke, e shoqëruar edhe nga fregata dhe korveta ushtarake që po kryen kërkime në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë. Aktualisht, sipas mediave greke, “Oruç Reis” dhe anijet që e shoqërojnë janë rreth 30 milje larg ishullit grek Kastelorizo dhe kanë ulur shpejtësinë e lundrimit, gjë që tregon se po bëjnë kërkime.

Sipas parashikimeve, anijet turke mund të futen në brendësi të 12 miljeve greke të premten ose të shtunën, gjë e cila nëse ndodh, do t’i vendoste greket përballë detyrimit për të përdorur armët, duke marrë në konsideratë atë që kanë deklaruar deri më tani. Turqia këmbëngul se ishulli Kastelorizo nuk mund të krijojë një Zonë Ekskluzive Ekonomike aq të madhe sa të “burgose” turqit. Ata janë shprehur se nuk e njohin Zonën Ekskluzive Ekonomike të këtij ishulli duke kryer kështu kërkime për interes të tyre në këtë zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *