• |
ide | kryesore

Foto/ Federica Pellegrini njofton e përlotur: “Më falni për pamjen, sapo mora një lajm të keq”

-Instant, Sport



Pas Valentino Rossi edhe Federica Pellegrini ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë notarja italiane me një story në Instagram. “Sapo kam marrë një lajm të keq – thotë notarja, dukshëm e dëshpëruar e në lot – Sot pasdite kam bërë tamponin e rezultati është pozitiv. Jam infektuar me covid”

“Mirëmbrëma të gjithëve, më falni për pamjen time por sapo mora një lajm të keq. Dje gjatë stërvitjes dola më shpejt sepse kisha shumë dhimbje – shpjegoi Pellegrini në Instagram – U ktheva në shtëpi e ndjeva dhimbje gryke e natyrisht nuk shkova në pishinë. Sot pasdite bëra tamponin dhe dola pozitiv, jam me Covid. Më vjen keq shumë – shtoi Fede e përlotur – sepse të hënën duhej të nisesha për Isl në Budapest, duke filluar të garoja e fatkeqësisht nuk do të jetë kështu. Kisha shumë dëshirë të garoja. Më vjen keq, mezi prisja të rifilloja një sezon normal, në normalitetin e garave, por jo, duhet të ndalem këtu. Nuk di nëse duhet të qesh apo të qaj, në të vërtetë kam qarë deri tani – përfundoi ajo – Do të përpiqem të kap anën pozitive të gjërave, edhe pse tani nuk e gjej. Le të bëjmë këto 10 ditët e karantinës në shtëpi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *