• |
ide | kryesore

Kërkoi ndjesë për përjashtimin, tërbohet Immobile: “Pellegrini, kërkon edhe ndjesë? Në fushë ishte polici”

Sport
Pellegrini



Nuk ka zbutje zemërimi i Lazios për episodin që shkaktoi përjashtimin e Luca Pellegrini ndaj Milan. Kuptohet qartë përmes fjalëve të presidentit Claudio Lotito, por e njëjta ndjesi përfshiu edhe lojtarët e teknikun Maurizio Sarri, ndonëse jo para kamerave. Nëse mbrojtësi i bardhekaltërve kërkoi falje në Instagram për përjashtimin, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë (ndërsa nënvizonte “fitoi josportiviteti”), komenti në postimin e tij nga Ciro Immobile i drejtohet arbitrit Di Bello, edhe pse jo drejtpërdrejt: “Edhe ndjesë kërkon? Po këtu a mund të flasësh? Jo, sepse në fushë nuk ishte e mundur, ishte një polic që të pengoi ta bëje”.

Corriere dello Sport në vend të kësaj flet për atë që ndodhi në tunelin e dhomës së zhveshjes pas fishkëllimës së fundit. Ish-lojtari i Milan Romagnoli ishte ndër më nervozët (ai kishte bërtitur “skandalozë” tre herë), së bashku me Luis Alberton që ka thënë “intervistën bëjani arbitrit Di Bello”. Guendouzi dhe Pellegrini, megjithatë, u panë të përlotur.

Lexo më tejMilan anti-Fair play, Lazio e penalizuar: plasin polemikat për përjashtimin e mbrojtësit Pellegrini

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ka heshtur, duke mos folur në fund të ndeshjes. Por një episod i ndodhur në pankinë e tregon mirë gjendjen e tij shpirtërore. Sipas gazetës romane, trajneri i Lazio i ka bërtitur hmologut Pioli, pas përjashtimit të mbrojtësit Pellegrini, “mos na e ktheni topin, se do tërbohem pastaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *