• |
ide | kryesore

Për herë të parë Selena Gomez pjesë e një filmi horror

Paparazzi, Slider



Po flitet për rolin e Selena Gomez në një film horror, bazuar në qytetin e “skenave elitare të modës” të quajtur “Dollhouse”. Sipas Variety, filmi do të jetë një thriller psikologjik, në ngjashmëri me Black Swan. Selena gjithashtu do të jetë edhe producente e këtij projekti.

“Përfshirja e Selenës në drejtimin e këtij projekti është mjaft emocionuese. Ajo është shumë e talentuar si aktore dhe si producente. Bashkimi i saj me profesionistët e zhanrit horror-thriller, Shawn Levy dhe Dan Cohen do të sjellë një sukses të madh për ‘Dollhouse'”- thotë Adam Fogelson, drejtor i grupit Motion Picture STXfilms.

Në muajin gusht, Selena u bë pjesë e serialit “Only Murders in the Building”. Xhirimet e tij do të fillojnë gjatë muajit tetor. Bëhet fjalë për tre persona që jetojnë në një nga ndërtesat më të pasura në New York. Ata shihen gjithmonë në ashensor, por kurrë nuk flasin me njëri-tjetrin, madje nuk dinë as emrat e njëri-tjetrit. Ju do të kuptoni më pas se njëri prej tyre shkon në apartamentin e secilit dhe këtu fillon dinamika e serialit. Ata bëjnë pakt midis tyre që ngjarjet që ndodhin brenda ndërtesës nuk do të dalin jashtë saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *