• |
ide | kryesore

Irani për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

Lajme, Planet

Ministria e Jashtme iraniane ka bërë një paralajmërim të ri për Armeninë dhe Azerbajxhanin, meqë si pasojë e konfliktit mes këtyre dy vendeve për rajonin e Nagorno-Karabakut, një person është raportuar të jetë plagosur në anën iraniane të kufirit.


“Nëse do të ketë përsëritje të zjarrit, Republika Islamike e Iranit nuk do të qëndrojë indiferente”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të këtij shteti, Said Khatibzadeh, pa dhënë më shumë detaje.


Dhjetë raketa kanë qëlluar dy fshatra në qarkun Koda Afarin në Provincën e Azerbajxhanit Lindor në Iran, duke shkatërruar një ndërtesë dhe duke plagosur një person, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, duke cituar një person zyrtar.

Koda Afarin gjendet në kufi me territorin e kontrolluar nga autoritetet etnike të Armenisë në rajonin e Nagorno-Karabaukut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Më 1994, të dyja vendet kanë arritur armëpushim, për t’iu dhënë fundit luftimeve, të cilat kanë nisur pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik.

Më 27 shtator të këtij viti, luftimet mes forcave armene dhe atyre azerbajxhanase kanë rinisur, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim. /Rel/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu