• |
ide | kryesore

Përballja në TV për inceneratorët/ A i ngriti TV Klan kurth Edi Ramës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Edi Rama nuk po lë gur pa lëvizur për të justifikuar përformancën e tij skandaloze, të enjten në mbrëmje në “Opinion”. Ai po përpiqet të justifikojë, me të gjitha mjetet, faktin se luajti rolin e një të marri në studion e Fevziut, faktin se nuk la njeri pa fyer nga gazetarët që kishte në studio, faktin se në kohë Covidi dhe maskash, lëshonte stërklat e dala nga goja e tij drejt e mbi bashkëbiseduesit, duke u marrë që nga aftësitë virologjike të Fatjona Mejdinit, deri tek syzet e Shkullakut dhe tek pronari i Rakipllarit.


Lexo me tej:


S’ka fund gallata në rrjet me performancën e Ramës në “Opinion” (galeria e memeve)

Së fundi, në një postim në Facebook, ai e denoncoi atë debat që e quajti haluçinant, ndërsa njerëzve të tij të afërt i thotë se tek Fevziu atë e futën në kurth.

Këtë paranojë që u shkon për shtat tifozëve të Ramës e ka ushqyer me një koment edhe gazeta pro qeveritare Shqiptarja.com, e cila, e frymëzuar nga thashethemet që qarkullojnë në paradhonëm e kryeministrit, ka shkruar: “Pse Edi Rama këmbëngul të hidhet me këmbët e veta brenda kurthit të Fevziut dhe të Opinionit të tij dixhital, duke kontribuar ne shikueshmëri por duke u vetëgoditur politikisht? Kryeministrit nuk mund te qahet per vizibilitet mediatik. Atëherë ç’shije mazokiste e shtyn të hidhet në kurthin e drejtuesit televiziv më pak korrekt nga gjithë të tjeret, sepse shtiret si mik me telekamera të fikura, ndërsa në studio shndërrohet në një hijenë?

Pra është e qartë, ajo që Rama i tha në kafen pas emisionit drejtuesve të TV Klan, se ata i kishin ngritur një pritë, po mer format e një teze që duhet përhapur mediatikisht.

Dhe argumentat për një skenar të tillë nuk është se nuk kanë ku mbështeten. Kush do ta shohë gotën gjysëm plot nga ana e kryeministrit, nuk ka se përse të mos mendojë kështu.

Andi Bushati: Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Tema kruciale që u diskutua të enjten e shkuar në “Opinion”, ajo e skandalit të inceneratorëve, ka ditë që është bërë kryelajmi i edicioneve qëndrore të TV Klan.

Po ti shtohet kësaj edhe fakti se pronarët e koncesionarit të inceneratorëve janë treguar më bujarë me disa media konkurente, e bën më të besueshme tablonë sinoptike, se ekrani i TV Klanit qe në krahun e “komplotistëve”.

Këtë paranojë mund ta ushqejnë edhe më tepër insistimi i liderit të opozitës Basha, për të këmbëngulur pikërisht në këtë temë. Pse kryetari i PD-së zgjodhi tani, pas plot pesë vitesh, të fokusohej tërësisht tek koncesioni i inceneratorëve???

Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria?

Njëra hipotezë është se dikush nga njerëzit e afërt të kryeministrit, që ka nëpër duar këto fakte, i pakënaqur me pazaret aktuale, ka dorëzuar në PD, dokumenta për skandalin e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, që i kanë dhënë një hov të ri opozitarizmit.

Por, ama, version tjetër, më i besueshëm, është se Basha ka vendosur ta vërë gishtin mbi këtë plagë, pikërisht se ai ka nuhatur një çarje midis interesave të ngushta të mediave të Ramës. Nëse njëra palë është e pakënaqur me shumat që koncesioni i jep kundërshtarëve të saj, heshtja mediatike, që deri më tani bënte bashkë të gjitha televizionet, mund të tejkalohej.

Pikërisht këtë kontradiktë mes përkrahësve të pushtetit mund të ketë shfrytëzuar opozita, për të zgjedhur kulmimin e vëmendjes tek koncesioni i inceneratorëve mes dhjetra skandaleve që janë po ashtu njësoj të rëndë.

Dhe fakti që “Opinioni” i Fevziut zgjodhi të rimari këtë temë, fakti se ajo qe në vazhdën e kronikave të njëpasnjëshme të lajmeve të Klan, që i japin si kurrë më parë hapsirë denoncimeve të Bashës për inceneratorët, i ka bërë njerëzit e ngushtë të rrethit të Ramës të flasin për një kurth, për një çark, për një pritë që iu ngrit kryeministrit të enjten.

Por, pavarësisht këtij debati që ka vlerë vetëm për një kastë të vogël brenda bulevardit të Tiranës, nga ajo që njerëzit panë me sytë e tyre në debatin e së enjtes, mbetet një gjë pa sqaruar.

Le ta marrin si të vërtetë për një çast, se TV Klani, që dihet që ndëron kurs kur ndëron pushteti, kishte vendosur ti ngrinte një kurth Ramës? Le të supozojmë se ky televizion po e bënte këtë nga mëria e prishjes së konkurencës financiare me Top Channel?

Le të imagjinojmë se edhe Fevziu, i futi Bashën dhe Berishën në emision për këtë qëllim. Pastaj të shkojmë më tej dhe të mendojmë se Fatjona Mejdinin e kishin rekrutuar qarqet anti- Soros, Rakipllarin e kishin kushtëzuar borxhet e pronarit dhe Shkullaku qe motivuar nga agjenturat pro ruse, që nuk duan integrimin në BE, për të prishur emisionin e Ramës.

Pra, le të absrtagojmë se kryeministrit i ishte ngritur të enjten një pritë dhe se këtë e pati organizuar TV Klan për interesat e tij financiare.

Sërisht edhe sikur këto të gjitha të qenë të vërteta, pyetja më automatike do të qe: Po a nuk sillej dot Rama përpara këtij “kurthi” si njeri normal?

Po, në vend që të lëshonte stërkla pështyme, a nuk shpjegonte dot ai se përse i kishte dhënë një personi të vetëm, pa para, pa eksperiencë dhe mbi të gjitha pa garë, të drejtën për të marë tre koncesione inceneratorësh?

Po, në vend që të bënte “boks” në studio, a nuk përgjigjej dot thjeshtë se si mund të paguhet me 75 milionë euro dikush që ende se ka kryer punën?

Po, kur gjente kohë të zihej me gazetarët, a nuk e kishte më të thjeshtë të dëshmonte se përse po shpenzohen deri në 400 milionë euro, për të djegur plehra në Shqipëri, apo për të këmbëngulur tek projekti i pa varrosur i importimit të mbetejeve nga jashtë?

Ç’ ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi

Edi Rama nuk kishte asnjë përgjigje për këto pyetje. Prandaj ai, në Opinion-in e së enjtes preferoi sherrin, përpara sqarimit me durim të publikut.

Vetëm pasi e panë figurën që bëri, vetëm pasi kqyrën dështimin e strategjisë për të mposhtur me bullizëm të vërtetat e një vjedhjeje, njerëzit pranë tij, po mundohen ta amortizojnë paraqitjen katastrofale mediatike me idënë se shefit të tyre i ngritën një kurth në TV Klan.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se ekrani në fjalë, nuk ka interesa në konkurencën me Top Channel, në raport me koncesionin e inceneratorëve, po ashtu, askush nuk mund të thotë se atij nuk i konvergojnë qëllimet afatshkurtra me opozitën, ama një gjë është e sigurtë, Edi Rama le të provojë të dali në çdo studio, për koncesionin e inceneratorëve, ai asnjëherë nuk do të arrijë të japë përgjigje bindëse.

A.B.©Lapsi.al

 

22 Comments

  1. KREJT KJO ESHTE PER TE FSHEHUR VJEDHJEN E NJA €400 milion EURO EDI RAMA DHE ORGANIZATA E TIJ

  2. PO ÇKURTH THONI ? PALLOSHI ESHTE DERI NE FYT . VJEDHJET E KETIJ JANE SHUME EVIDENTE ,SKANDALOZE DHE GALOPANTE. KY U BE PRONAR I SHQIPERISE .
    PYETJA ME E SKAT DO ISHTE PO AI TJETRI QE DO VIJE DO JETE SI KY ? UNE THEM PO . SEPSE NUK KA LIGJ APO KOD QE KETA TI NDALOJ . KETA JANE BERE SI SULLTANER NE KETE VEND . PALLOSHI PO DREJTON ME FIGURANT NDERSA LULI ME ATA QE HUMBI TETE VJET ME PARE . ÇA PRISNI? TJETER , NDRYSHIME KUSHTETUESE DHE ZGJEDHORE NUK PRANUAN QE TI BEJNE , POPULLIN E FUKAREPSEN QE NE FUND TA BLEJNE PER DY LEKE , ME NJERI TJETRIN JANE DAKORT . TANI ZIHEN KUSH TE JETE SULLTANI DHE JO SE I DHIMBSET KY VEND .

  3. Ky dihet sesi eshte , putane e kaluar putanes , por edhe Basha nuk doli me mire . Jepni pjesen e debatit telefonik , akuzen qe hajduti 2metra i bene dhe pergjigjen e bashes , qe te gjithe te kuptojne se po flasim per te njejten cope muti te ndaare pergjysem

  4. YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLJA BOLINO ,BYTHLEPIRES DHE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA E INCERATOREVE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO PO TENTOJN TA VIKTIMOZOJN EDI RAMEN DIJE I FSHEHUR TE GJITHA KETO PYETJE ,KUSH PO I VJEDHE 400 milion EURO

  5. Nese ja kan futur supermashtruesit drogaxhi Edvin Escobar D’Rames,duhen pergezuar,qe më ne fund ju pergjigjen po me te njejten monedhë.Por, sa per sjelljen histerike dhe gjendjes së tij permanent haluçinante,nuk ka asnje ndryshim me ato te mërparshmet, ku vetem nuk debaton,por bërtet,nderpret diskutimet pikante duke akuzuar se nuk e lenë te flasë,flet pa pushim mbi 90% te kohes, intimidon bashkbiseduesit dhe “lavderon” popullin.Ky skizofren qe di gjithshka,por jo te pikturoje dhe te qeverise,i drejtohet te gjith atyre qe e kapin mat me fakte,lexo ndonje Liber,ose meso,meso,meso…!Dhe kete metodë denigrimi e praktikon prej Vitesh.
    Edhe Hitleri ishte demagog dhe orator i shkelqyer,”aftesi” prej te cilave erdhi ne pushttet.Fundi i Rames mund te jete vetvrasja.

  6. ky esht per cmendine…ata e pyesnin per incenerator ky i thoshte: PS do qendroj ne pushtet; ky me mire vetshkaterrohet e shkaterron nje popull se do te lere kolltukun; sic pat then Bushati me ramen do hiqni te zinjte e ullirt me keq se me hitlerin

  7. EDI RAMA DHE LAL DHJERI VETEM NJE GJE DUHET TE BEJN ,TE JA RRUAJN BOLET DHE BYTHEN ,ANDI BUSHATIT,ARMAND SHKULLAKU,FATOS LUBONJES ,DITMIR BUSHATIT DHE ALBIN KURTIT.

  8. nipi i Hysniut dhe konia e Saliut sdi cfare te thote dhe shkruan vetem budallalliqe kundra Rames po Rama prap aty do jete dhe per nja 8 vjet te tjera dhe bushat bytha po keto idiotizma do shkruaj prandaj ka vetem 4 lexues qe komentoin here me nickname here pa emer

  9. Debati ne Opinion,nuk ka nevoje per asnje koment.Flet vete,qarte,haptas dhe i nxjerr te gjithe “natyral”,ashtu sic jane ne realitet.

  10. Ca rendesie ka me ishte kurth apo leqe, a eshte vertete historia e plehrave ajo na interon, ne fund te fundit media ate detyre ka

  11. Shkullaku: Incineratory i Elbasanit nuk punon.
    Rama: E ke gabim. Punon dhe prodhon energji.
    Shkullaku: Po sa energji ka prodhuar?

    Mejdini: z KM jeni vone ne venien e detyrushme te maskave.
    Rama: Si arritet ne kete perfundim?
    Mejdini: Sepse Maqedonia ka nje jave qe e ka vene, ndersa Kosova e vuri dje.

    Rakipllari: Cic mic, cic mic, cic mic,
    Rama: Meso!
    Rakipllari: Cic mic, cic mic, cic mic,
    Rama: Meso!

    Lul Basha: Rama genjen plani im ishte me i mire. Qytetaret sdo paguanin.
    Rama: I tregon dokumentin me firmen e Bashes, ku cmimi i miratuar ishte me i larte se ai aktual.
    Lul Basha: Rama genjen plani im ishte me i gropos kontaineret nen toke.

  12. Është fare e dukëshme dhe e thjeshtë historia e Ramës, larg komenteve e intrigave mediatike.
    Ai e deklaron hapur gjithmonë se unë jam kryeministër e nuk pyes për asnjë njeri, as pr shqiptarët e as për “ndërkombëtarët”.
    Është fakt se ai nuk duron dot që dikush ti bëjë pyetje, pasi i mungojnë argumentat për përgjigje.
    Nuk ka sepse ta marim të veçuar debatin me gazetarët në opinionin e Fevziut epër të hedhur dyshimin se a i ishte përgatitur një kurth mediatik apo jo.
    Mardhënien me publikun ai e konsideron vetëm që ai të flasë pa pushim e të tjerët ta dëgjojnë.
    Përse harojmë historinë me përballjen me studentët ?
    Fakti që studentët dolën në protesta të fuqishme kundër qeverisë së tij, e tërboi fare se këto protesta i kujtuan protestat e dhjetorit të famshëm të studentëve, që u bënë shkas për përmbysjen e Ramiz Alisë e PPSH.
    A e mbani mend që ai shkoi deri në marrëzinë që tju thoshte studentëve se unë do ta mar në dorë udhëheqjen e protestave tuaja.
    Përse harojmë se ai bëhej si i tërbuar kur studentët i bënin pyetje inteligjente të cilave nuk ishte i zoti tu jepte përgjigje e ju kthehej me arrogancë e harbutëri ?
    Ky njeri që e propogandon veten si një mbrojtës i madh i të drejtave të femrave e që e bëri qeverinë amazonike,
    përse ju vërsul si i tërbuar që në fillim të vetmes gazetare femër të Birnit, pa e lënë ate që të hapte gojën ?
    Sepse e di që BIRN ka grumbulluar shumë fakte që e demaskojnë ate, jo vetëm për inceneratorët, por për shumë afera korruptive të qeverisë së tij.
    Hidhet këtu dyshimi për Bashën , se pse ai ka bërë objekt të “sulmeve” të tij inceneratorët.
    E shoh këtë aludim si jo të vërtetë.
    Basha e gjithë opozita e kanë përmendur që prej kohësh abuzimin flagrant me inceneratorët, si modelin më korruptiv të dhënies së tenderit një njeriu të vetëm, pa konkurencë, e njëkohësisht të një qëndrimi të çmendur që në kohën e pandemisë, qeveria të japë para për punë të pakryera, kur Shqipëria mund të cilësohet si vendi ku qeveria ka shpërndarë paratë më të pakta në rajon e në Europë, për të përballuar pasojat dramatike të pandemisë në ekonomi.

  13. Kurthin ja ka ngritur vetes Rama keto 7 vjet. Nuk ka nje gje pozitive ne gjitha veprimtarine e tij gati kriminale,prandaj do degjoni kurthe te tjera deri 25 prill.
    Prisni nga BE te tjera per te, sidomos Gjermanet se per Sorosianet e rruges Elbasanit nuk behet fjale.

  14. Edhe nëse mirë kanë bërë megjithëse ai ka ra në kurth me bëmat e tij por çe do spo bie në kurthin e spiunave të sigurimit të aspakut.

  15. ekspertët njoftojnë se gjendja e zotit Basha është e qëndrueshme. Madje sipas tyre, gjasat janë që pacienti as që është i vetëdijshëm se është prekur nga mediokriteti kronik.

    “Përderisa ky virus nuk shkakton as temperaturë, as kollë, as vrarje mendjeje, as vrarje ndërgjegjeje, mund të themi se Basha nuk do të ketë asnjë pasojë. Madje po mendojmë që s’kemi pse ia themi fare,” kanë thënë ekspertët, të cilët kanë shtuar:

    “Tani që po e mendojmë, edhe sikur t’ja themi, ai s’ka për të kuptuar gjë. Merret vesh, përnderisa është mediokër…

  16. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

    Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh.

    Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu