• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet akuzave për vilat dhe makinat e dhuruara nga oligarkia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga elementët e strategjisë së PS për përballjen e 25 Prillit, duket se është vendosja e Erion Veliajt përballë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Për t’ia arritur këtë, Veliaj ka sulmuar ashpër Bashën në çdo takim që zhvillon në asambletë e fshatrave të Tiranës dhe në çdo dalje publike. Kryesisht, akuzat e Veliajt synojnë ta implikojnë kreun e PD në marrëdhënie me oligarkët. Disa ditë më parë, gjatë një interviste në Open e akuzoi Bashën, që kishte marrë vila dhe makina, që sipas tij janë dhurata që kreu i PD i merr në formë gjobash nga biznesmenët.

“Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpitë e të tjerëve, Lulzim Basha ishte shumë i zënë të kapte vilat e oligarkëve. Tani ky ndërtuesi këtu që PD i thotë tërë ditën je oligarkë, je kriminel, je i korruptuar, pastron paratë. Dhe pse duhet që një njeri që kandidon për kryeministër duhet që të gënjejë dhe të më thotë që më është prishur pallati. Ndërkohë jam takuar me zonjë Fatbardha, administratorja e pallatit, i gjithë pallati është aty. Ja raporti i inxhinierve. Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët e tij. Pra kur një njeri gënjen, në një vend të botës do të futej në burg vetëm për përhapje paniku. Jo vetëm kaq, i jep leje vetes tënde, shton katet pa leje, refuzon të bashkëpunosh me INUK-un…Po të them që e la protestën e Astirit dhe ka një konflikt interesi sepse kontraktori dhuron makina për kryetarin. Imagjino çon njerëzit të rrihen, çon demokratët qoftë edhe këta 70-80 veta e Astirit të rrihen edhe të shqyhen dhe e mbyll me një makinë lojën, kjo është shumë e rëndë’, tha Veliaj në Open.

Sot, Lulzim Basha i është përgjigjur gjatë intervistës në Abcnews me Enkel Demin që e ka pyetur për këto akuza. Sipas tij, Veliaj duhet të japë përgjigje për akuzat që ka bërë në prokurori, ku është denoncuar për shpifje. Basha tha se pasuria e tij ka qenë përherë transparente që nga viti 2005 dhe se sulmet janë pjesë e fushatës për shmangien e vëmëndjes nga abuzimet e qeverisë.

BISEDA E BASHES ME ENKEL DEMIN

Lulzim Basha: Sa i përket shpifjeve, Erionin e parë e kam çuar në prokurori për ndjekje penale, në qoftë se i qenka futur dhe ky i dyti kësaj, do ta çoj dhe atë për shpifje për ndjekje penale.

Enkel Demi: Kjo është tjetër histori.

Lulzim Basha: Se fakte që janë shpifje të pastra. Të ardhurat e mia dhe pasuria ime është transparente prej vitit 2005. I vjen mirë si vjen mirë Edi Ramës.

Enkel Demi: Tani ti I varfër nuk ke qënë në 2005

Lulzim Basha: Asnjëherë s’kam qenë, jo asnjëher s’kam qenë, hajde atëherë akuzat ishin pse kisha kaq shumë të ardhura, sot thonë, por sido që të jetë e gjitha është një fushatë e cila ka për qëllim baltosjen time për të më shmangur apo për të më ndalur në bërjen e detyrës sime që është pikërisht mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe propozimi për të çuar paratë e shqiptarëve aty ku kanë nevojë shqiptarët.

Enkel Demi: Tani ky plani me 5 pika…

Lulzim Basha: Është një shpifje edhe njëherë është një shpifje për të cilën e kam dërguar në prokurori dhe pres që prokuroria të veprojë. Ndërsa të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë transparente që prej vitit 2005, aty i kanë, kanë 7 vjet dhe kanë IDDP, kanë tatim taksat, o kanë policinë, prokurorinë, të gjithë aty i kanë dhe kujtohen për të hedhur shpifje mbi drejtimin tim sa herë që nuk i kthejnë dot përgjigje pyetjeve të tilla. Pse nuk ndihmojnë shqiptarët dhe pse vazhdojnë të vjedhin miliona euro me mafjen e plehrave dhe me klientët e tyre.



9 Comments

  1. JANE KAPUR ME PRESH NE DORE DUKE VJEDHUR NJA€400 MILION EURO EDI RAMA DHE ORGANIZATA TANI SHPIFIN ,BILES TE CERTIFIKUAR EDHE NGA FACEBOOK thotë:

    PER TE BLERE NJE SHTEPI-VILA-APARTAMENT,OSE TOKE DUHET FIRMOSUR SHUME DOKUMENTE ,PSH NGA BANKA ,AVOKATI ETJ ETJ,KY LAL DHJERI I KA KETO DOKUMENTET E FIRMOSURA NGA KETO INSTUTUCIONE APO JA FUT KOT FARE

  2. Luli ka lind I pasur. Ka qen I pasur qe para 90. O ti gazetar leshi. Po pse nuk i bere nje pyetje qe lind vetvetiu. Me ca e bere pasurin e madhe qe ne 2005 kur lulushi sa kishte kaluar te 30.

    1. Me aq sa di une, ka punuar ne institucione nderkombetare, edhe ne Kosove. Dhe pagat qe ato institucione ofrojne, jane shume te larta. Keshtu qe nuk shoh ndonje cudi qe ai te konsiderohej i pasur qe ne ate kohe, kur rroga minimale ne Shqiperi ka qene shume e ulet dhe metri katror per nje apartament ne zonat me te mira te Tirane nuk i kalonte 700 euro (kurse sot eshte 4,000 euro).
      Nejse, nuk po dua te justifikoj kete por mendoj qe nje arsyetim i tille qendron

      1. sa e ka pasur? 5000-10000 euro?? Sa mun dte paguhet nje ekstrakomunitar, ne nje moshe 30 vjecare me nje ekperience disa vjecare? me kaq nuk mund te behesh kurre i pasur? rroga nuk te ben kurre te pasur, por vetem te jetosh mire.

  3. Aty i kane le ti hetojne……

    Po sikur te mos te doje ti hetoje? Vetem me te kap per koqesh qe te mos bzash kur duhet.
    Nji vile ne Hollande, penthause ne Tirane, vile me pishine ne Tirane, Vile ne bregdet, Benz 100 000euro. Kto jane vetem ato qe dihen. Po 670 000 dollare qe vajten ne amerike dhe si dihet burimi.

    Do luftosh oligarket ti qe e ke bythen te mjekra.

  4. Eshte nje nga rastet e rralla qe Lali Eri thote te verteten. Une e besoj qe Basha ka marre vila dhe makina nga Oligarket. Por nqs Basha ka marre nje vile dhe nje maki atehere Edi sezben do te kete marre mbi 10 fishin sepse eshte ai qe mer vendimet jo Basha.
    E meriton ky popull tia rrasesh deri ne gryke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *