• |
ide | kryesore

Champions i sjell projekte Pirlos: “Me Ronaldo e Dybala ndoshta ndryshojmë sjellje në të ardhmen”

-Instant, Sport



“Ngadalë po fitojmë ekuilibër. Ishte e rëndësishme të gjenim fitoren sonte, shpenzuam ndonjë rast në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim më të kthjellët para portës”, i qetë si gjithnjë Andrea Pirlo në shpjegimin e fitores së Juventus në debutimin në Champions League kundër Dinamo Kiev 0-2. U munduam të vendosnim Chiellinin në qendër të mbrojtjes për të qenë më fluidë në daljen me top, por pati një problem muskular që e kishte me vete prej kohësh. Në idetë e mia për futbollin duhet të jenë dy anësorë që sulmojnë thellësinë, të mos harrojmë se kemi Ronaldon jashtë e Dybala jo në formën më të mirë e ndoshta do të ndryshojmë sjellje në të ardhmen, shtoi tekniku bardhezi për Sky Sport.

Në lidhje me debutimin europian të Chiesa, Pirlo shpjegoi: “Eshtë një lojtar i përshtatshëm për atë që kemi në mendje: mbulon një rol si mesfushor i katërt, duam të jetë ofensiv sa më shumë të jetë e mundur. Dybala ka nevojë të luajë, me kalimin e ndeshjeve do të gjejë formën më të mirë fizike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *