• |
ide | kryesore

Europa League/ Napoli mendon të përsërisë atë që bëri me Juventus: ndaloni vatrën tek AZ

-Instant, Sport



Makthi Covid-19 vazhdon të persekutojë Napolin. Në fillim lojtarët e infektuar të Genoas, të kaltrit Zielinski e Elmas e cështja Juve-Napoli. Ndërsa tani Europa League e Az Alkmaar. Lajmi për vatrën që ka shpërthyer brenda skuadrës hollandeze (9 pozitivë me koronavirus), kundërshtari i ardhshëm i formacionit të Gattuso në Europë, ka rreth dy ditë. E reja është se reagimi i autoriteteve tregon shqetësimin për mbërritjen në Napoli të Az Alkmaar. “Duhet një sjellje e përgjegjshme, Az duhet karantinuar e ndeshja të shtyhet”.

Gjithcka në rregull, nëse nuk do të ishte fakti që me Uefa-n nuk ka shaka e se, ndryshe nga debate në Itali, nuk luan qimja nga datat e përcaktuara para nisjes së sezonit. Kjo do të thotë, me të paktën 13 lojtarë të disponueshëm, të gjithë do të luajnë në fushë.

Skuadra hollandeze ka luajtur rregullisht në kampionat, është stërvitur si zakonisht e do të niset sipas rregullores drejt Napolit për të luajtur të enjten kundër të besuarve të Gattuso.

AZ NJOFTON: “TË TJERË POZITIVË NË SKUADËR”
Klubi hollandez ka komunikuar se ka zbuluar sot të tjerë pozitivë me koronavirus brenda grupit të skuadrës, pa treguar as numrin e as identitetin e të infektuarve: “Jemi në kontakt të ngushtë me Uefa”, lexohet në komunikatën e Az. Në ditët e kaluara kishin rezultuar pozitivë me Covid, 9 të teseruar të klubit: 4 lojtarë të skuadrës së parë, 2 të të rinjve e 3 anëtarë të stafit. Pavarësisht rregullave të Uefa-s, këto raste të reja mund të vënë në rrezik debutimin në Europa League të Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *