• |
ide | kryesore

“Përdhunuesit duhet të shkojnë në burg”: deklarata e ministrit Alves trondit Robinhon

-Instant, Sport



Robinho u kthye tek Santos për herë të katërt në karrierë, por kthimi nuk zgjati më shumë se një javë. Sulmuesi madje kishte pranuar një pagesë simbolike prej 230 euro në muaj, por kontrata me shoqërinë e e Vila Belmiro u pezullua nga bardhezinjtë për shkak të një vendimi të fundit të Drejtësisë Italiane, që e ka dënuar Robinhon me 9 vjet burg për një episod të dhunëse seksuale të ndodhur në 2013, kur luante për Milan.

“Kam dashur gjithnjë të ndihmoj Santos, por nëse në ndonjë mënyrë prezenca ime bëhet problem, më mirë të largohem, më mirë të përqendrohem në cështjet e mia personale. Do tregoj pafajësinë time për tifozët e ‘Peixao’ e për ata që më duan”, ka deklaruar Robinho, që gjithnjë ka pretenduar pafajësinë.

Në cështje, pasi ka dëgjuar përgjimet telefonike të lojtarit të shpërndara javën e kaluar, ka ndërhyrë edhe Damares Alves, ministri brazilian i të drejtave të njeriut, familjes e gruas, që ka përdorur fjalë të ashpra kunddrejt lojtarit e ka njoftuar se nuk do të bëjë tolerime: kërkon që sulmuesi i datëlindjes 1984 të shkojë në burg menjëherë. “Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar – ka thënë Alves – E di që është ende apeli, por tani ka edhe një audio. Për cfarë kemi nevojë ende? Burg. Nuk duhet të bëjmë lëshime se është një futbollit. Duhet të kryejë dënimin, atje ose këtu, menjëherë. Asnjë përdhunues nuk mund të duartrokitet“, ka shtuar ai për ‘Globoesporte‘ duke iu referuar dëshirës së Robinhos për tu kthyer të luajë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *