• |
ide | kryesore

Champions, në fushë zbresin kampionët në fuqi: Real e Inter e nisin në shtëpi, Liverpool në Amsterdam

-Instant, F1, Sport



Katër grupet e tjera zbresin sot në fushë për të kompletuar raundin e parë të Champions League. Pas emocioneve të të martës e gjithë pritshmëria është tek kampionët në fuqi të Bayern Mynih. Bavarezët e kanë në ngjitje startin, duke u përplasur menjëherë me skuadrën më të fortë të Grupit A, Atletico Madrid. Në anën tjetër, e nisin në shtëpi dy nga skuadrat e tjera pretendente Real Madrid e Inter, ndërsa Liverpool duhet të bëjë llogaritë në transfertën e Amsterdam kundër Ajax.

Gjithcka në Grupin A vërtitet mes Bayern e Atletico, megjithë respektin për Salzburg e Lokomotiv Moskë. Austriakët, pa Haaland tashmë, nuk janë një skuadër që mund të rrezikojë potencialisht dy favorite e grupit e aq më pak moskotivët. E njëjta panoramë është edhe në Grupin B ku Real Madrid e Inter kërkojnë të vendosin supremacinë që në ndeshjet e para. Më e komplikuar situate për skuadrën e Zidane, që nuk është se ka bindur edhe në daljet e para të La Liga, ndërsa Shakhtar tenton të bëjë befasinë. Zikaltrit e Conte duhet të harrojnë sa më shpejt derbin, por nuk është se kanë një kundërshtar të thjeshtë tek Borussia Moenchengladbach.

Guardiola kërkon të fitojë Champions, pasi ka dështuar në disa tentative me radhë me Citizens, kështu që Manchester ka nevojë për startin e duhur përballë Portos. Portugezët duan të paktën statusin e sfiduesit kryesor, për të mos rrezikuar daljen në 1/8 me rivalë të pakëndshëm si Olympiacos e Marseille, ndeshja e të cilëve në Pire do të thotë shumë. Në Grupin D, Liverpool nuk ka një start të lehtë, kur të vizitojë Amsterdamin për tu ndeshur me Ajax, ndërsa sfida tjetër është ajo mes Midtjylland e Atalantas.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
18:55 Salzburg ? – ? Lokomotiv Moscow
21:00 Bayern Munich ? – ? Atletico Madrid
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
18:55 Real Madrid ? – ? Shakhtar Donetsk
21:00 Inter ? – ? Borussia Moenchengladbach
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
21:00 Manchester City ? – ? FC Porto
21:00 Olympiacos ? – ? Marseille
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
21:00 Ajax ? – ? Liverpool
21:00 FC Midtjylland ? – ? Atalanta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *