• |
ide | kryesore

Hakerat misteriozë japin për bamirësi paratë që vjedhin

-Instant, Paparazzi, Slider



Një grup piraterie po dhuron para të vjedhura për bamirësi.

Hakerët e Darkside pretendojnë se kanë zhvatur miliona dollarë nga kompanitë, por thonë se tani duan të “bëjnë botën një vend më të mirë”. Në një postim në Dark Web*, banda postoi fatura për 10,000 dollarë në donacione Bitcoin për dy organizata bamirësie. Njëra prej organizatave, Children International, thotë se nuk do t’i mbajë paratë.

Lëvizja po shihet si një zhvilim i çuditshëm dhe shqetësues, si moralisht dhe ligjërisht. Në postimin e datës 13 tetor, në blog, hakerat pretendojnë se ata synojnë vetëm kompanitë e mëdha fitimprurëse me sulmet e tyre ransomware, që do të thotë se sulmet mbajnë peng sistemet e IT të organizatave derisa të paguhet një shpërblim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *