• |
ide | kryesore

Pasi Fjolla zyrtarizoi lidhjen, reagon dhe ish-partnerja e Fisnik Sylës: Më shkatërroi familjen

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme Fjolla na habiti të gjithëve pasi u shfaq në rrjetet sociale krah partnerit të saj, me të cilin nuk kishte dalë kurrë publikisht.

Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i bëri partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie, ku shprehej se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Mirëpo, sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve. “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.

Nuk dihet ende nëse ata janë divorcuar apo jo, por edhe Fjolla pak ditë më parë reagoi ashpër në rrjetet sociale duke shkruar se mediat po shkatërrojnë familjen e një njeriu që s’ka lidhje me të.


iconstyle



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *