• |
ide | kryesore

“Nuk e dua gjysmën e rrogës”: Barcelona në krizë, Piqué përgjysmon pagën

-Instant, Sport



Gerard Pique është nga ata lojtarë, që gjejnë gjithnjë një mënyrë për të folur për ta, edhe kur sapo kanë humbur mundësinë për të qenë në një ndeshje nga më të rëndësishmet si ajo në Champions League me Juventus: qendërmbrojtësi katalanas është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e të martës kundër Ferencvaros. Por është jashtë fushës që Pique ka bërë një veprim solidariteti, që Barcelona do ta vlerësojë shumë më tepër se fakti që do të mungojë në 28 tetor.

Pandemia ka gjunjëzuar edhe futbollin europian pa kursyer asnjë, as Barcelonën e Josep Bartomeu. Një moment delikat ai që po përjeton shoqëria katalanase, një krizë që i ka diktuar disa lojtarëve të vendosin një përgjysmim të rrogës së tyre. Një prej tyre është Piqué, veterani i dhomave të zhveshjes blaugrana që vendosir kështu të heqë dorë nga 50% të shpërblimit të tij aktual.

Shembullin e mbrojtësit e ndoqën edhe shokë të tjerë të skuadrës si Ter Stegen e De Jong, që kanë pranuar një reduktim prej 30% të pagave të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *