• |
ide | kryesore

Rritet numri i rasteve të të infektuarve me Covid-19/ Shënohen 3 viktima në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë në vendin tonë. Nga 1405 testime kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë. Tre pacientë: një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana si dhe një 63 vjeçare nga Mirdita kanë humbur jetën.

Rastet e reja pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *