• |
ide | kryesore

VIDEO/ Edhe Ahmetaj si Rama, ngrihet në këmbë dhe merr shkopin përballë gazetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka qenë aspak e lehtë përballja e ministrit Arben Ahmetaj përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” ku tema më “e nxehtë” mbetet ajo e inceneratorëve. Ashtu si shefi i tij një javë më parë, edhe Ahmetaj nuk ka duruar në kolltuk dhe është ngritur në këmbë. Ka marrë shkopin e Fevziut dhe është përpjekur që të bindë se se nuk ka asgjë që nuk shkon me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit që vazhdojnë të marrin miliona euro.

Ahmetaj e ka pasur të vështirë të shpjegojë se si në inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë përdorur dy standarde në mënyrën se si shteti ka kryer pagesat ndaj privatit. Nëse në rastin e Elbasanit pagesa është bërë pas përfundimit të inceneratorit, në Fier privati ka marrë nga shteti më shumë se 18 milionë euro ende pa u vënë në punë inceneratori. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=wUt4vPfscuI



7 Comments

  1. Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro,

    1. E përse duheshka ngarkuar që një incenerator ta ndërtojë një grua e pa njohur , pa para e pa eksperiencë, kur ky qenka një investim publik ?
      Përse u dashka që të mblidhen me urgjencë 9 institucione të shtetit për të miratuar emërimin e Stellës si administratore e këtij ndërtimi ?

  2. Kam qeshur mbrëmë kur Ahmetaj këmbëngulte për ta quajtur gruan e mikut të tij “entitet” kur u pyet se a ka të dhëna se nga i ka marë paratë për të marë përsipër për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit.
    Shumica dërmuese e juristëve që u skuaflifikuan nga vetingu, e hëngrën pikërisht se nuk ishin në gjendje ti prgjigjeshin kësaj pyetje.
    E të krahasosh 10 mijë euro për blerjen e një makine, me mbi 20 milionë euro për ndërtimin e një inceneratori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *