• |
ide | kryesore

Exil, filmi kandidat për Kosovën në Oscars (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Ashtu si çdo vit tjetër, kategoria për çmimin e filmit artistik më të mirë ndërkombëtar në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike, “Oscars”, është një konkurs i hapur dhe mirëpret projektet kinematografike nga të gjitha shtetet për të shpërblyer me çmim njërin prej tyre.

Kosova ka pasur vetëm një herë rastin që të nominohet në “Oscars” në vitin 2016 me filmin “Shok”, teksa vazhdimisht dërgon propozime për kategorinë internacionale të filmi. Sivjet, shteti kosovar synon nominimin në këtë kategori me filmin “Exil” të regjisorit Visar Morina, me shpresën për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar në gjuhë të huaj”.

 Regjisori i këtij filmi, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për pritshmëritë dhe nderin që i është bërë nga Kinematografia Vendore me përzgjedhjen e filmit “Exil” drejt nominimeve për “Oscars 2021”.

“Më vjen shumë mirë dhe ndjehem shumë i lumtur dhe e kuptoj si një mënyrë nderi që Kosova për herë të dytë po përzgjedh një film timin, andaj gëzohem shumë. Në fakt, çka ndodh me filmin nuk është aspak në dorën time. Zakonisht varet edhe prej buxhetit. Përshembull, filmi “Roma” që ka fituar çmimin para dy viteve, ka investuar rreth 25 milionë euro vetëm në kampanjën e promovimit. Do të thotë më së paku dy herë më shumë kanë investuar në reklamim se sa ka kushtuar vet filmi, kështu që në përgjithësi me gjërat që nuk i kam në dorë, siç kanë thënë të vjetrit ‘është edhe më mirë të mos merrem me to’”, ka thënë Visar Morina për Telegrafin, pasi u pyet për pritshmëritë e nominimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *