• |
ide | kryesore

Në mëngjes u shoqërua në polici, lirohet ish-deputeti Ndocaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të premteje, është lënë i lirë. Ndalimi i tij është bërë kur Ndocaj kishte shkuar për të marrë pjesë në inagurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Shoqërimi sipas ish-deputetit është bërë pasi ai nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në aktivitet.

Ndocaj ndau një video ku thoshte se kishte shkuar në Lezhë për inagurimin e shtepisë së Gjergj Fishtës, por se pjestarë të policisë dhe Gardës së Republikës nuk e kishin lejuar të futej në ceremoni.



1 Comment

  1. Ndocaj,rroku,frroku,lleshi,marku,toma,sterkaj,marki,prela, dhe shume te tjere i shfrytezoj dhe i hedhi si limon te shtrydhur skeni pare gji akoma…………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *