• |
ide | kryesore

F1/ Radha e parë e gjitha Mercedes në Portimao: Hamilton i thyen ëndërrën Bottas

-Instant, Sport



Pas tre turnesh prova të lira para të gjithëve, Valtteri Bottas duhet ti përulet Lewis Hamilton që e mundi për 102 të mijtat në gjuetinë e pole position në GP të Portugalisë. Charles Leclerc konfirmohet në formë dhe e ngjit Ferrarin në vijën e dytë me vendin e katërt, 438 të mijtat nga Hamilton. Ai që ndan pilotin nga Mercedes është Max Verstappen që i shkoi pranë vendit të dytë, por i mbylli kualifikueset me 252 të mijtat nga pole. Ndalen në Q2 kualifikueset e Sebastian Vettel që do të nisë garën nga vija e tetë (koha e 15).

E pati më të vështirë se zakonisht, por Lewis Hamilton në fund siguroi pole position numër 97 në karrierë e gjithcka të lë të kuptosh se 6 herë kampioni i botës do të jetë në gjendje të shkojë në tre shifra brenda fundit të vitit. Më parë, gjithësesi, duhet administruar në garë kërcënimi i brendshëm që prezantohet nga shoku i skuadrës. Valtteri Bottas u mund për një fije në kualifikuese (102 të mijtat e sekondës). Nga parashikimi për fitoren nuk mund të përjashtohet as Max Verstappen që, pasi siguroi vendin e tretë, kërkon të tregojë se ishte një rastësi që nuk mori më shumë se dy makinat Mercedes, duke shpresuar ti prishë planet skuderisë kampione, si hollandezi ka bërë disa herë këtë sezon. Në krah të Verstappen do të nisë Charles Leclerc që i mbylli kualifikueset me kohën e katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *