• |
ide | kryesore

Studimi/ Përse disa çifte janë më pasionantë se të tjerët

Arkiva, Lapsi Leaks



Çdo lidhje është ndryshe nga tjetra. Një studim i fundit ofron një shpjegim se përse disa çifte bëjnë më shumë seks se tjerët.

Siç thuhet në artikullin e publikuar në Journal of Research in Personality, hulumtuesit kanë zbuluar se kjo ndodh për shkak të trajtave të caktuara të personalitetit.

Hulumtuesit kishin ekzaminuar 278 çifte heteroseksuale të porsamartuar për këtë studim, periudhë gjatë së cilës ata kishin mbajtur shënime se sa shpesh bëjnë seks.

Mesatarisht, të gjitha çiftet kishin raportuar se bëjnë seks 3 deri 4 herë brenda 2 javëve. Projekti ka konfirmuar se janë meshkujt ata që e iniciojnë seksin më shpesh se femrat.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se çiftet bënin më shumë seks nëse gruaja kishte trajta personaliteti për të qenë e hapur dhe e kuptueshme.

Ky studim është fokusuar vetëm në çiftet e porsamartuara, prandaj nuk ka ndonjë statistikë të saktë për çiftet në përgjithësi. /Telegrafi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *