• |
ide | kryesore

Shakira dhe Hamilton janë përfundimisht çift

Paparazzi, Slider
Shakira



Prej kohësh Shakira dhe Lewis Hamilton po përfliten për një lidhje mes tyre, e këto thashetheme janë përforcuar akoma më shumë ditën e sotme, pasi këngëtarja u shfaq sërish duke mbështetur pilotin e Formula 1, teksa garonte.

Hamilton dhe Mercedesi ndodheshin në Britani këtë fundjavë, ku garuan në Çmimin e Madh të Britanisë.

Mes shumë të ftuarve të tjerë, kamerat fokusuan në një moment dhe këngëtaren, e cila në fakt ndodhej krah babit të pilotit, duke parë garën së bashku me të nga garazhi i skuadrës britanike.

Duket se mbështetja e partneres së tij i ka ardhur në ndihmë Lewis, i cili arriti të ngjitej dhe në podium në përfundim të garës.

Kujtojmë se Shakira është ndarë nga Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë. Ndarja e tyre është ende kryefjalë në mediat botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *