• |
ide | kryesore

Jahti i braktisur në Shëngjin, shoqërohet në polici një francez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas francez është shoqëruar në policinë e Lezhës për jahtin që u gjet javën e kaluar i braktisur në det të hapur në afërsi të Shëngjinit.

Mësohet se policia ka mairrë shkak për shoqërimin nga një dokument që është gjetur brenda jahtit.

Jahti ishte me flamur slloven dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë gjurmë se pse ishte braktisur apo nga vinte dhe kush e përdorte.

Sipas të njëjtave burime dyshohet se jahti është i vjedhur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *