• |
ide | kryesore

Barcelona, e vërteta e Bartomeut: “Nuk e doja lamtumirën e Messi”

-Instant, Sport



Josep Bartomeu, presidenti i Barcelonës, thyen heshtjen. E për herë të parë shpjegon këndvështrimin e tij në lidhje me cështjen Messi të kësaj vere. “Jam akuzuar se ka nxitur ikjen e tij për të rregulluar bilancet financiare, por nuk është e vërtetë – ka deklaruar numri 1 i klubit katalanas – Nuk kishim asnjë qëllim për të përforcuar një kundërshtar direkt. E nuk kam menduar kurrë të dorëhiqem. Kam vendosur të mos futem në një diskutim dialektik, sepse prioriteti ishte që Messi të bënte pjesë në projektin e ri, e nuk do ta bëj tani, sepse është kapiteni ynë”.

“Historia është e thjeshtë: Leo kishte atë mundësi brenda 10 qershorit, afati kishte përfunduar e kështu kontrata e tij ishte rinovuar – ka thënë Bartomeu, në një konferencë telematike me mediat spanjolle – Tërbimi i tij është dicka e mirë, do të thotë se nuk i pranon humbjet… Shpresoj që të qendrojë gjatë këtu, e ta mbyllë karrierën me Barçan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *