• |
ide | kryesore

Itali/ Shpërthejnë protestat e dhunshme kundër masave të reja ndaj pandemisë

Arkiva, Planet



Shpërthejnë protestat e dhunshme në Itali, kundër kufizimeve që janë vendosur nga autoritet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në disa qytete, si Torino, janë raportuar disa incidente, ku qytetarët hodhën mjete shpërthyese ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotësjellës. Incidente u raportuan dhe në Milano e Napoli.

Demonstratat filluan menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, për të mbyllur restorantet, baret, palestrat dhe kinematë. Shumë rajone kanë vendosur gjithashtu ndalimin e qarkullimit në orët e natës – duke përfshirë Lombardinë, ku gjenden qytetet e Milanos, Piemontes dhe Torinos.

Në Milano, turmat brohorisnin “Liri, liri, liri!” ndërsa u përleshën me policinë në qendër të qytetit. Protestat u zhvilluan edhe në Romë, Gjenovë, Palermo dhe Triestë. Bizneset e vogla thonë se ata janë ende duke u rikuperuar nga ky bllokim i parë dhe se më shumë kufizime mund t’i falimentojnë ato.

Italia ka pasur një izolim të plotë në fillim të vitit, pasi ka qenë njëri ndër vendet më të goditura nga pandemia. Rastet e të infektuarve me koronavirus sërish kanë shënuar rritje gjatë javëve të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *