• |
ide | kryesore

Delirante apo e shitur/ Lubonja: Fola kundër Topallit sepse jam penduar 2 herë për votën time

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja komentoi krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mes të cilave është edhe ajo e Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim”. Lubonja ripërsëriti qëndrimin e tij se kush krijon parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Edi Rama. Sipas tij, ai që do t’i provojë këtij populli se ka ca ideale, e krijon partinë pas zgjedhjeve.


“Debati është nëse këta që po krijojnë parti të re janë të blerë nga Rama. Nga kultura politike që njoh në 30 vite, por dhe nga ana parimore, kush bën parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Rama. E them këtë, sepse nga ç’ka kemi provuar dhe nga ç’ka provuar historia, partitë duhen krijuar pas zgjedhjeve. Edhe po të isha vetë, kështu do të veproja, në mënyrë që t’i bindja shqiptarët. Çfarë ka ndodhur këtu? Unë kam votuar dy herë partitë e krijuara para zgjedhjeve, partinë e Bojaxhiut dhe atë të Ben Blushit. Jam penduar për këto vota.


Me Blushin kam bërë debat, e kam mbështetur, por i kam thënë ‘zotëri mos mendo se me këto zgjedhje mbaron, ti fillon, ti je vetëm në fillim’. Edhe Bojaxhiun e kam mbështetur, por sa mbaruan zgjedhjet doli Rama me një projekt pallat para e pas universitetit, kërpudha që do të ngrinte te sheshi Nënë Tereza. U ngrit shoqëria civile në protestë, shkova dhe unë. Kërkova Bojaxhiun dhe nuk ishte, madje e mora dhe në telefon. Pra, që ti provosh këtij populli që ke ca ideale, mos ma krijo partinë para zgjedhjeve, sepse tregon se ose je delirant, ose të kanë blerë për të marrë ca vota”, theksoi Lubonja në emisionin “Real Story” në News24. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Nderkohe qe diskutohet per milionere qe hapin particka te blera nga Rama, nje 40-vjecare, viktima e radhes, sapo eshte hedhur nga pallati ne Tirane dhe ka vdekur… …..

  2. bojaxiu mashtroi 15 mije votues ne tirane po doli i fishkur ama

    Nje pyetje interesante per publikun e kulturuar te lapsit,: a eshte delirante jozefina?

    Kush ja paguan ata njerez qe i shkojne pas ne keto ceremoni plot perplot me media???

    Mos valle e ka seriozisht apo do ti beje opoziten opozites pikerisht kur Rama gjendet nen kerkesat e vazhdueshme te ke be gjermanise etj qe te mos e rivotoje kodin?

    Dmth po ta perkthesh ne fakte konkrete europa po i thote rames te ike .

    Tani ca roli ka edhe nje here jozefina????

    Apo do jete ne te njejtin front si patozi hajdari murrizi dhe bamir topi tu honger fara??

    Sa i embel qenka leku , del ish kryetarja e parlementit dhe ben veten per 2 leke…

  3. Lubonja te vleresoja per bagazhin intelektual tuajin.Por me keto qe deklaron me le nje cik dyshim.Ke votuar bojaxhiun dhe blushin???Po si munde ta besh kete.Kete radhe tregohu realist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu