• |
ide | kryesore

Ditëlindje në izolim: 60 vjetori i Maradonës u prish nga një asistent i infektuar

-Instant, Sport



Në kohën kur ditëlindja e 80 e rivalit të madh Pele u festua në mënyrë madhështore në Brazil, Diego Armando Maradona duket se nuk do të ketë të njëjtin fat në Argjentinë. Ish-Pibe de oro është në izolim pasi ka qenë në kontakt direkt me një person të infektuar me koronavirus. Një nga asistentët e tij ka evidentuar simptoma të Covid-19, duke u zgjuar mëngjesin e sotëm me kollë e temperaturë.

Maradona, tekniku aktual i Gimnasia La Plata, është tani në pritje të kontrolleve parandaluese. Argjentinasi rrezikon, kështu, të humbasë sfidën e Kupës së Legas kundër Patronato të premten, që për më tepër është edhe dita që ish-numri 10 do të festojë 60 vjetorin. ‘El Diez’ është në izolim në shtëpinë e tij në Brandsen, në provincën e Buenos Aires.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *