• |
ide | kryesore

Princesha më e re në Europë, ribashkim me të atin pas skandalit

-Instant, Paparazzi, Slider



Historia e trazuar e mbretërisë belge ka arritur tashmë një moment të ri, pasi ish-mbreti Albert II u bashkua me vajzën që erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore, më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Albert II u ul së bashku me gruan e tij, mbretëreshën Paola dhe Delphine Boël, e cila tani njihet si Princesha Delphine, pas një beteje të ashpër të kësaj të fundit, e cila daton prej dy dekadash dhe lidhej me atësinë dhe titujt mbretëror. “Pas rrëmujës, vuajtjeve dhe lëndimeve, është koha për falje, shërim dhe pajtim,” u shkrua në deklaratën e Pallatit. “Së bashku, kemi vendosur të ndjekim një rrugë të re. Do të duhet durim dhe përpjekje, por jemi të vendosur.” Ajo u takua edhe me vëllain, mbretin Philippe.

Mbreti Albert, 86 vjeç, i cili abdikoi nga froni në vitin 2013, u detyrua të pranonte se ishte babai biologjik i Boël pas një testi ADN-je të kërkuar nga gjykata. Boël, e cila ka kaluar kohë me të atin në fëmijëri, ka më shumë se 20 vite që kërkon të njihet, por kërkesat e saj u refuzuan fillimisht. Ajo nisi një betejë ligjore për të provuar atësinë në qershor të vitit 2013, pasi vajza e saj, Joséphine, u shtrua në spital me pneumoni dhe ajo ndjeu mungesën e babait biologjik. Pas fitimit të atësisë, Delphine nisi betejën ligjore për titujt mbretëror dhe tashmë ajo njihet si Delphine, Princesha e Belgjikës. Marc Uyttendaele, avokati i Delphine, tha se ajo thjesht donte të trajtohej njësoj si fëmijët e tjerë të mbretit Albert. “Titujt janë gjëra që i përkasin asaj, ashtu si u përkasin fëmijëve të tjerë të mbretit Albert. Klientja ime kurrë nuk kishte ndonjë qëllim tjetër përveçse të trajtohej saktësisht në të njëjtën mënyrë si fëmijët e tjerë të mbretit, vëllezërit dhe motra e saj.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *