• |
ide | kryesore

Përzgjedhja e hetuesve të BKH/ Reagon ambasada e SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të godasë korrupsionin në nivelet e larta në vend.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA thekson se përzgjedhja e hetuesve të BKH duhet bërë përmes një procesi objektiv dhe të bazuar në merita.

“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.



7 Comments

  1. Ambasada te mbaje vendin e saj e te heshte perderisa per kete ceshtje te flase gjykata. Me sa di une eshte bere nje kallzim per kete ceshtje.
    Ky mund te konsiderohet presion ndaj organeve te drejtesise.

  2. Sa rryshfet mer kjo ambasadorja per nje deklarate lobimi pro korrupsionit dhe droges ne qeveri? sepse keta jane lobues per rryshfet asgje me teper.

  3. Ambasada mos te beje rollin e strucit tani. Jane shprehje zyrtarisht qe: “ne jemi pjese e procesit persa I takon edhe monitorimit te tij”. Tani qe dolen pislleqet e “kandidateve fitues” te emeruar nga rilindja dalin e heqin nga bytha, thone qe I takon shqiptareve

  4. Populli shqiptar pret nga organet e drejtesise te reagojne duke derguar ne banken e te akuzuarve politikanet qe kane abuzuar me pushtetin prandaj profesionistet duhet te hetojne jo te pa aftet dhe analfabetet zonja ambasadore ben gabim qe nderhyn ne procesin e perzgjedhjes kjo tregon se eshte e njeanshme dhe e pabesueshme

  5. Koreania,qe perfaqeson ameriken ,ne Tirane,vetem tek reforma,qe ata (amerikanet kryesisht,bashke me BE),e propozuan dhe e katandisen drejtesine shqiptare,ne kete derexhe.Por asnje fjale nuk thone as kjo ambasadore,por as Soreka i BE,per thirrjet qe BE i ka bere Rames dhe qeverise,qe te presin vleresimin e Komisinit te Venecias,per reformen zgjedhore.Heshtja e tyre,eshte jo vetem mbeshtetje per Ramen,por eshte edhe kundra vete BE.Mire koreano-amerikania,po Soreka,qe paguhet nga BE,si nuk ndihet fare per kete problem?????

  6. nje nga ata ka didatet per Bkh kerkonte 3 mije euro per nje vend pune ne nje kompani shtetrore te mirepaguar ama qe bente sikur po kontribuonte ne zgjedhje. per PS kjo qendron , them bente sikur jo se nuk deshironte por sja kishte askush ama postin ne shtet e mori ….te dhjefsha testin e poligrafit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *