• |
ide | kryesore

“Ti nuk je Zlatan, mos e sfido virusin”; Ibrahimovic mesazh sensibilizues kundër Covid-19

-Instant, Sport, Video



Distancim social e maskë, janë mjetet anti-Covid që janë promovuar nga Zlatan Ibrahimovic, që në javët e kaluara u infektua me virusin. Suedezi i Milan tani është shëruar e pikërisht për këtë fakt është zgjedhur si imazh i fushatës së sensibilizimin e Rajonit të Lombardisë. “Virusi më sfidoi e unë fitova. Por ti nuk je Zlatan, mos e sfido virusin – ishte mesazhi i sulmuesit të Milan, në një video të publikuar në rrjetet sociale, i filmuar në Belvedere në katin e 39 të Palazzo Lombardia -. Përdor kokën, respekto rregullat, distancimin e maskën, gjithnjë. Fitojmë ne” përfundon mesazhi i 39 vjecarit kuqezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *