• |
ide | kryesore

Ende kërkohen jetë nën rrënoja, shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Izmir

-Instant, Lajme, Planet



Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Lajmi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, që ndodhet në zonën e prekur nga tërmeti në Izmir. Ministri Koca deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, ndodhen në kujdes intensiv dhe në total 243 persona po trajtohen në spitale.

Deri tani janë regjistruar 885 të lënduar dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *