• |
ide | kryesore

Hakerat grabisin 2,3 milionë dollarë nga fushata e Trump

-Instant, Lajme, Planet



Hakerat kibernetikë arritën të vjedhin 2,3 milionë dollarë nga llogaria e përdorur për të financuar fushatën e rizgjedhjes për presidentin Donald Trump, në një nga shtetet kryesore për votimin e 3 nëntorit, në Wisconsin. FBI-ja ka njoftuar se po heton mbi episodin.

Hakerat ishin në gjendje të manipulonin faturat e pagesave për katër ofrues të shërbimeve për fushatën e Trump, në mënyrë që paratë e paguara të shkonin drejt në xhepat e “piratëve”. Dy ditë më parë faqja web e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u hakerua në atë që dukej të ishte një mashtrim i kriptovalutave. Vizitorët në faqen e internetit u pritën me një mesazh që thoshte se faqja ishte sekuestruar dhe se hakerat kishin siguruar qasje në bisedat sekrete të Trump dhe familjes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *