• |
ide | kryesore

“Nuk ka dëshirë të ushqehet, është i trishtuar”: pas ditëlindjes, Maradona shtrohet në spital me depresion

-Instant, Sport



Diego Armando Maradona është shtruar në spital me shenja të depresionit, tre ditë pas ditëlindjes së tij të 60. Një anëtar i stafit të Pibe de oro ka deklaruar, se gjendja shëndetësore e megjendës argjentinase “nuk është e rëndë “. “Është shumë i trishtuar prej një jave, nuk ka dëshirë të ushqehet”, ka thënë ai duke shtuar se mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, e ka sjellë ish-lojtarin në spital për tiu nënshtruar kontrolleve sanitare.

Kapiteni i Argjentinës kampione e Botës 1986 është shtruar në një klinikë private në La Plata, rreth 40 kilometra në jug të Buenos Aires. Maradona ka kaluar aty fundin e vitit të kaluar, kur mori rolin e teknikut të skuadrës së divizionit të parë Gimnasia y Esgrima.

Ish-numri 10 i Napolit ka mbushur 60 vjec të premten e është prezantuar atë mbrëmje për ndeshjen e kampionatit kombëtar të Gimnasias kundër Patronato, që skuadra e tij e fitoi 3-0. È megjithatë iku para fundit të pjesës së parë, gjë që ngriti dyshime mbui shëndetin e tij.

Luque ka mohuar se Maradona është infektuar me Covid-19. Argjentinasi ka qendruar i izoluar në shtëpi për ditë me radhë, pasi një person me të cilin punonte shfaqi simptomat e sëmundjes. “Nuk kishte energji, ditëlindja ishte një faktor që e komplikoi në këtë këndvështrim”, ka thënë doktori. “Idea ime është ta hidratoj për tre ditë, të shohim zhvillimin e ta kurojmë. Nuk ka asnjë emergjencë”.
Maradona është në një dhomë të klinikës e Luque ka thënë se mund të zgjedhë të shkojë në shtëpi kur të dojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *