• |
ide | kryesore

Sërish shifra të larta të të infektuarve në Kosovë, 8 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.621 mostra prej të cilave kanë rezultuar pozitive 334 raste pozitive. Tetë persona kanë humbur jetën duke e çuar në 705 numrin total të viktimave në këtë vend.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë. 81 pacientë janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 4.562.



1 Comment

  1. More gazetare,eshte turp i madh,te jepni te dhena per covid-19 ne Kosove,e cila na i nxirrka statistikat e infektimeve dhe viktimave,shume me heret,dhe te mos jepni te dhenat ,per Shqiperine.Duhet te isistoni ne M.shendetesise,apo tek Komiteti “qendror” i experteve,per t’i marre ato te dhena,sa me pare,e pas tyre,te na jepni situaten ,ne Kosove,apo Maqedoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *