• |
ide | kryesore

Tërmeti në Turqi/ Shkon në 109 numri i personave që humbën jetën, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

-Instant, Lajme, Planet



109 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit tragjik me epiqendër detin Egje që tronditi brigjet e Tuqisë dhe ato të Greqisë. Sipas Agjensisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive Natyrore në total nga 1.036 qytetarët tanë që u plagosën si pasojë e shëmbjes së disa ndërtesave në qytetin e Izmirit, 898 janë liruar nga spitali ndërsa vijon trajtimi i 138 qytetarëve.

Në Izmir, operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në 13 nga 17 ndërtesa dhe puna po vazhdon në 4 ndërtesa në 3 lokacione të ndryshme. Në terren është caktuar një total prej 7,880 personash, 25 qen kërkimi dhe 1,206 automjete. Pas tërmetit me madhësi 7 të shkallës rihter në detin Egje, u përjetuan gjithsej 1.562 pas goditje, 44 prej të cilave ishin më shumë se 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *