• |
ide | kryesore

“Nuk duhet të pësojmë gol që të reagojmë”: Daja nervoz nga gafa e Belicës, por nuk ka mbrojtës të tjerë

-Instant, Sport



“Kemi pësuar një gol që pothuajse ja kemi dhuruar vetë për shkak të pasimit gabim në mesfushë. Barazuam e në momentin tonë më të mirë, kur ndërhymë për të përforcuar sulmin, u ndëshkuam. Na vjen keq, duhet të jemi më cinikë”. Ilir Daja mundohet të reflektojë mbi atë që ndodhi në ndeshjen me Kastriotin, por e ka të vështirë. Gafa e Belicës kondicionoi gjithë ndeshjen, por teknikut i duhet të orientohet me atë që ka. “Kam vetëm 4 mbrojtësa. Ata që ishin në lojë. Pjesa tjetër janë të përshtatur. Nuk doja t’i ngarkoja emocionalisht. Në fund fare po të shohësh aksionet e kundërshtarit mund të jenë 2 ose 3 dhe na shënuan 2 gola” shpjegoi tekniku.

Partizani shfaqi gjithë limitet e tij dhe Daja e ka të qartë panoramën: “Nuk më pëlqen që ekipi të reagojë vetëm pasi pëson gol. Në pjesën e dytë patëm më shumë dëshirë dhe lirshmëri. Nuk kishim manovër të kristalizuar dhe të mirë” – tha trajneri i të kuqve pas ndeshjes. “Lojtarët më cilësorë sot ishin në fushë. Kemi mundësinë që në pjesën ofensive edhe mund të ndërhyjmë, në varësi të strategjisë kundër Kukësit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *