• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Shtëpinë e Bardhë/ Trump në zyrë, por shumë zyrtarë nuk dolën në punë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Situata në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte ka qenë e tmerrshme”. Kështu i rrëfyen disa zyrtarë të afërt me Trump televizionit CBS News, partneri i BBC në SHBA.

“Disa nga ndihmësit e presidentit nuk janë paraqitur në punë sot dhe atmosfera është “shumë e zbrazët”, – thotë CBS. Gazetarja e këtij TV, Tara McKelvey që mbulon Shtëpinë e Bardhë raportoi për një situatë të ngjashme.

“Shumë nga tryezat janë bosh. Ndihet drithëruese. Disa nga anëtarët e stafit janë jashtë Shtëpisë së Bardhë duke biseduar privatisht në celularët e tyre ose duke shëtitur”, – tha ajo.

Presidenti ishte në Zyrën Ovale për të paktën një pjesë të ditës – ndërsa një marins qëndronte roje jashtë krahut perëndimor. Kjo do të thotë se Presidenti është paraqitur për punë.

Ndërsa ai është duke lëshuar cicërima në Twitter në ditët e fundit, duke premtuar një sfidë ligjore në mënyrë që të rizgjidhet, ndihmësit e tij thonë se ai mund t’i bëjë një tjetër fjalim para kombit përsëri mbrëmjen e së premtes.

Ata thonë se shanset që ai të mbajë një fjalim publik do të rriten nëse Biden del të flasë, siç ka bërë të ditur stafi i fushatës së tij. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *