• |
ide | kryesore

Momenti i artë: pas Juventus, Morata fiton edhe Spanjën

-Instant, Sport



Fillimi i shkëlqyer i sezonit me fanellën e Juventus (6 gola mes kampionatit e Champions League, një cdo 93′ minuta lojë) nuk ka kaluar pa vëmendje as në Spanjë e kështu tekniku Luis Enrique ka vendosur të grumbullojë Alvaro Morata për miqësoren kundër Hollandës e sfidat e Nations League kundër Zvicrës e Gjermanisë. Prezenca e fundit me Furitë e Kuqe i takon 19 nëntorit 2019, një vit më parë.

Morata ka një mesatare prej një goli cdo dy ndeshje me kombëtaren iberike (17 në 33 ndeshje), e fundit në 15 nëntor 2019 në goleadën 7-0 kundër Maltës. “Vendosa të grumbulloj Morata sepse që kur është kthyer tek Juventus është një lojtar ndryshe, më i mirë në aspekte të ndryshme në sulm e në mbrojtje. Është gjithnjë një kënaqësi të kthehesh të besosh tek Alvaro” ka shpjeguar Luis Enrique.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE
Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simon

Mbrojtës: Sergio Ramos, Pau Torres, Gayá, Reguilon, Jesus Navas, Sergi Roberto, Eric Garcia, Iñigo Martínez.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Canales, Koke, Marcos Llorente.

Sulmues: Morata, Gerard Moreno, Oyarzabal, Ansu Fati, Ferran Torres, Dani Olmo, Adama Traoré.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *