• |
ide | kryesore

Tuchel nuk duhet të gabojë më deri në fund të vitit: Allegri-Motta-Pochettino në garë për ti marrë vendin

-Instant, Sport



Revolucioni është shumë pranë tek Paris Saint-Germain. Humbja e pësuar në Champions League në fushën e Leipzig, e katërta nga nisja e sezonit, nuk ishte fatale për pankinën e Thomas Tuchel, por e ka reduktuar në minimum “marzhin e gabimit” brenda fundit të vitit diellor. E ka bërë të ditur L’Equipe, sipas të cilit tekniku gjerman, kontrata e të cilit skadon në qershor, është pranë lamtumirës. E përditshmja franceze ka edhe emrat e zëvendësuesve të mundshëm, që në fakt janë tre: Massimiliano Allegri, Thiago Motta e Mauricio Pochettino.

Promotori i “mocionit të mosbesimit” është Leonardo, drejtori teknik i Psg, që kërkon tia besojë pankinën ish-teknikut të Juventus. Në Katar nuk janë shumë të bindur në fakt e duket se Nasser Al-Khelaifi kërkon ti japë edhe pak kohë Tuchel. Tekniku gjerman ishte ai që shkoi më pranë triumfit të ëndërruar në Champions League e mbi të gjitha kostot e një zgjidhje të mundshme të kontratës (rreth 10 milionë) janë shumë në një moment të vështirë nga ana financiare. Që kur ka mbërritur në kryer të Psg, Al-Khelaifi ka shkarkuar vetëm një trajner me sezonin në vazhdim: Koumbaré në edicionin 2011-12.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *