• |
ide | kryesore

Kamala Harris: Biden theu barrierat duke zgjedhur një grua si zëvendëspresidente

Lajme, Planet



Kamala Harris është gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Gjatë fjalimit të saj zyrtar pas fitores, Harris foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, duke kujtuar sakrificat e nënës së saj për të dhe motrën.

“Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë”, thotë Harris, këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre.

“Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre.”, tha ajo. Duke u ndalur tek presidenti Joe Biden, ajo e vlerësoi atë për guximin që ka ‘thyer’ barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij. Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”, pohoi ajo.

Zonja Harris tha se është “dëshmi e karakterit të zotit Biden fakti që ai pati guximin të thyente një nga pengesat më thelbësore që ekziston në vendin tonë dhe të zgjidhte një grua si zëvendëspresidenten e tij.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *