• |
ide | kryesore

Nga Kamala Harris te Beyoncé, Sergio Hudson vesh gratë me pushtet

-Instant, Paparazzi, Slider



Një marke e lançuar përgjatë vitit 2014-të, e tashmë një zë I fuqishëm në modën amerikane.
Stilisti Jugut Sergio Hudson, suksesi I të cilit është pjesërisht falë rolit të tij në veshjen e Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-zonjës së parë Michelle Obama gjatë procedurave të inaugurimit presidencial të SHBA-së në janar të vitit të kaluar. Të dyja pamjet u bënë kryetituj dhe patën një ndikim të pamohueshëm në karrierën e 37-vjeçarit.

Shitjet thuhet se patën një rrtje goxha të lartë pas ngjarjeve historike presidenciale dhe kjo markë është marrë nga shitës të shquar të modës luksoze si Bergdorf Goodman, Neiman Marcus dhe Net-a-Porter.

Në ditët e sotme, Hudson nuk është i panjohur për veshjen e grave të fuqishme. Beyoncé, Jennifer Lopez dhe Priyanka Chopra kanë veshur të gjitha siluetat e tij autoritare, pak para momentit të tij të shpërthimit në inaugurim.

Dizajnerët amerikanë të modës zënë skenën qendrore në inaugurimin presidencial të SHBA

Hudson është bërë gjithashtu një kampion i veshjeve sportive klasike amerikane, një estetikë e përcaktuar nga stilistë si Ralph Lauren dhe Tommy Hilfiger. Rëndësia e një stilisti të ri me ngjyrë që krijon korsinë e tij në të njëjtën kategori nuk i humbet Hudson-it, i cili është krenar për trashëgiminë e tij.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *