Beyonce ka zbuluar emrin e albumit të saj të ri.

Përmes rrjetit të saj social, artistja ka zbuluar se “Act II: Cowboy Carter” do të publikohet më 29 mars.

Beyonce njoftoi vazhdimin e albumit të saj “Act I: Renaissance” në Super Bowl gjatë një reklame për Verizon ku në fund të së cilës ajo tha: “Ata janë gati, publikojini këngët e reja”. Më pas, ajo njoftoi se po publikonte dy këngë: “Texas Hold’ Em” dhe 16 Carriages”.

Beyonce arriti të ngjitej në vendin e parë në Billboard Hot 100 për herë të nëntë si artiste solo.