• |
ide | kryesore

Beyonce, gruaja e parë me ngjyrë që kryeson në ‘Hot Country Songs’

Paparazzi, Slider



Beyonce është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e këngëve ‘country’ në Billboard.

“Texas Hold ‘Em” u rendit e para pasi artistja e publikoi njëkohësisht me këngën “16 Carriages” Kënga e bëri atë gjithashtu artisten e dytë femër solo që një këngë u listua në vendin e parë.

Ajo gjithashtu u bë gruaja e parë që arrin numrin një në ‘Hot Country Songs’ dhe ‘Hot R&B/Hip-Hop Songs’ që nga fillimi i listave në 1958. Ray Charles, Billy Ray Cyrus, Justin Bieber dhe Morgan Wallen janë të vetmit artistë të tjerë që e kanë arritur këtë.

Kënga e Beyonce, e cila u publikua më 11 shkurt, arriti vendin e parë pas vetëm katër ditësh. Në atë kohë, ai u shkarkua 39,000 herë dhe u transmetua 19.2 milion herë në ShBA.

“Texas Hold ‘Em” dhe “16 Carriages” do të shfaqen në albumin e nëntë të Beyonces “Renaissance Act II”, i cili do të publikohet më 29 mars./ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *