• |
ide | kryesore

Qytetarët pa maska, policia vendos 1825 gjoba në fundjavë

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka vendosur në fundjavë një numër të lartë gjobash për qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse kundër COVID-19.

Bëhet me dije se janë gjobitur gjithsej në gjithë vendin 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anticovid, gjatë fundjavës. Ndërkohë të premten u raportuan 626 gjoba dhe të enjten, 619 gjoba.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.



2 Comments

  1. Kjo eshte mafia e gjobave. Mos puno, gjobit popullin e fut paraqte ne xhep e bej palle.

    Keta e duan pandemi gjithe jeten . Dhe pastaj mbijner pallatet si kerpurdhat.

  2. Gjysma e policave nga mallakastta. Vetem mehmetin njohin. Gjysma nga tepelena vetem shefqetin njohin. Vari karin ne qafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *