• |
ide | kryesore

Trump nuk pranon fitoren e demokratit, Biden mbledh task forcën për të menaxhuar pandeminë

-Instant, Lajme, Planet



Megjithëse rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk është çertifikuar, Joe Biden dhë zëvendësja e tij Kamala Harris kanë mbledhur task forcën e re për të marrë në dorë situatën e pandemisë. Ndonëse Trump vazhdon me kundërshtitë si në rrjetet sociale po ashtu edhe në rrugë ligjore, duket se Biden ka marrë frerët e vendit dhe kërkon të bëjë ndryshimet e para ende pa u ulur në karriken e presidentit.

Joe Biden dhe Kamala Harris u informuan virtualisht mbi pandeminë nga një task forcë ekspertësh e re që u prezantua këtë të hënë. Demokratët Biden dhe Harris u ulën në tavolina të ndara dhe dëgjuan përfundimet e ekspertëve ndërsa Biden planifikohet të mbajë një fjalim mbi përgjigjen ndaj pandemisë. Kjo konferencë informuese u mbajt në qytetin e Queen, të Delaware-it, vend në të cilin anëtarë të kabinetit Biden ndërtuan një studio të posaçme, nga ku demokrati ka organizuar takime dhe fjalime virtuale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *